Ushtrimet nuk janë çelësi i dobësimit
14/07/2017
Ushtrimet nuk janë çelësi i dobësimit
Numëroni hapat. Shkoni në palestër. Shkoni në punë me biçkletë. Nëse doni të bini në peshë, e dini që është e rëndësishme të lëvizësh.

Por me gjithë përpjekjet që bëjmë për të ‘djegur’ atë që hamë, ekspertët thonë se kemi humbur vëmendjen ndaj problemit të vërtetë: ushqimit.

“Është një mit i përhershëm, ai i eleminimit të kalorive përmes ushtrimeve”, thotë dietologu dhe themeluesi i Dietitians Andy Bellati për Business Insider.

Në të vërtetë, të jesh aktiv është mirë si për gjendjen shpirtërore dhe për mirëqënien, dhe nuk të jep një rënie të shpejtë në peshë.

Nga ana tjetër, ndryshimi i regjimit ushqimor mund të na ndihmojë edhe më shumë. Ndryshimet dietike janë në veçantë të rëndësishme për nisjen e çdo plani të ri për të humbur peshë, thotë Bellatti. Njerëzit që duan të dobësohen duke i dedikuar orë të tëra çdo ditë ushtrimeve fizike mund të shkurajoehn kur kilet që kanë nuk zhduken me magji. Përkundrazi, është më mirë të përqëndroheni në një transformim gradual të dietës suaj, si për shembull të hani më shumë perime e të hiqni karbohidratet e përpunuara.

Një nga arsyet pse dieta merr këtë rol të rëndësishëm në rënien në peshë, është se ushtrimet djegin më pak kalori krahasuar me atë që besojnë pjesa më e madhe e njerëzve, thotë Philip Stanforh, profesori i shkencave motorike në Universitetin e Teksas dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Fitnesit në Teksas.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.