Evropa duket e mbushur me shqetësim.

Para zgjedhjeve parlamentare që pritet t’i japin avantazhe të djathtës radikale, liderët aktualë liberalë nuk arrijnë të fshehin ankthin e tyre.

Në fjalimin e fundit të muajit Emmanuel Macron e dha saktë mendësinë që mbizotëron. Pas parlajmërimeve ndaj kërcënimeve për kontinentin, ai shprehu nevojën për një “Evropë të re të fuqishme, ose ndryshe “Europe puissance.”

Fjalimi tij më kujtonte komentet e Niccolò Machiavelli në faqet e para të librit “Princi,” ku filozofi i shekullit të 16-të paraqet traktatin thelbësor për pushtetin politik.

Në një dedikim për Lorenzo de’ Medici, sunduesin e republikës së Firenzes, Machiavelli sugjeron se politika, në shumë mënyra është si arti.

Ashtu si piktorët e panoramave e vendosin vetën në majë të malit për të pasur pamjen e plotë, ashtu dhe liderët duhet të shikojnë territorin e tyre.

“Që të njohësh mirë natyrën e popullit tënd, duhet të jesh një princ,” shkruante Machiavelli, “ndërsa që të njohësh natyrën e pricërve, duhet të jetë dikush nga populli.”

Në pjesën e parë të retorikës së Machiavelli thuhet se zyrtari duhet të kuptojë masën e shtrirjes së tokës, por si mund të ushtrohet kjo në Bashkimin Evropian?

Macron iu përgjigj më së miri duke treguar ndërgjegjësim si për natyrën e kufizuar të komunitetit politik, duke thënë se ‘Evropa është “e vdekshme,” prej dobësive ciklike ndaj krizave. Ai përfundoi me një mbrojtje pasiononte të “civilizimit” evropian dhe nxiti krijimin e një paradigme për ta ringjallur atë.

Por megjthë aspiratat e tij, Macron duket se harroi pjesën e dytë të fjalisë së Machiavellit, atë që thotë se populli krijon përshtypjen e tij për sunduesit, por këta të fundit nuk duket se e marrin parasysh, që është në dëm të vetë tyre.

Macron la mënjanë faktin se shumë evropianë e konsiderojnë bllokun si diçka të largët dhe të paaksesueshme për ta, duke e përshkruar këtë pakënaqësi si rezultat i “argumentimeve të rreme”.

Kjo nuk është diçka e pazakontë pasi prej dekadash liderët evropianë neglizhojnë popullin në terren, duke lënë jashtë qytetarët nga argumentet e rëndësishme politike, dhe kjo i ka hapur rrugë të djathtës radikale.

Kur Machiavelli duke reflektuar mbi krizat e kohës së tij si konfliktet apo zhgënjimi me Kishën Katolike ai kthehej për frymëzim te republika Romake.

Ai thoshte se sekreti i lirisë romake nuk është as pasuria e saj as forca ushtarake. Por ishte aftësia e romakëve në ndërmjetësimin mes elitave të pasura dhe shumicës së varfër të popullit, ose siç e thoshte vetë ai, “i grandi” (të mëdhenjtë) dhe “il popolo” (populli).

Teksa tendenca e të pasurve është të akumulojnë pasuri dhe pushtet ndaj të tjerëve, thotë Machiavelli, populli nuk dëshiron të jetë në mëshirën e pushtetarëve të pasur.

Por romakët kishin institucione si ‘gjykata e plebejve, që tentonin të jepnin fuqi ndaj të dobtëve dhe të përmbanin pushtetarët, si njëfarë valvule presioni që qytetarët të ruanin liritë e tyre civile.

Evropa nuk duket se i ka dhënë rëndësi kësaj pasi megjithë retorikën e saj për ‘demokracinë’, BE është në fakt një institucion oligarkik.

Blloku kontrollohet nga një trup teknokratësh të pazgjedhur, dhe nuk lejon konsultime për politikat e saj.

Rregullat e tij fiskale kanë kufizime të shumta ndaj buxhetit të vendeve anëtare, ofrojnë mbrojtje vetëm për të pasurit dhe vendosin kushte shtrënguese ndaj të varfërve.

Nga maja deri në bazë, Evropa dominohet nga interesat e të pasurve, duke kufizuar liritë e shumicës.

Prandaj fati i saj i mundshëm i zi nuk është diçka e re. Bizneset, institucionet financiare, agjencitë e vlerësimit të kreditimit dhe grupe të tjerë të fuqishme interesi, bëjnë ligjin kudo në BE.

Dhe kjo nuk ndodh vetën në Union por dhe në shtete anëtare parimet e ashtuquajtura demokratike bëhen vetëm me besnikëri ndaj institucioneve të mëdha të përbashkëta.

‘Miti’ themelimit të Bashkimit Evropian është ‘tregu i lirë, por tashmë kjo është tepër e vështirë për t’u besuar.

Karakteri trans-kombëtar i bllokut duket se është burimi urrejtjes së evropianëve, dhe jo prej natyrës së tij ‘kozmopolitane’ por prej mungesës së përfaqësimit të anëtarëve të tij.

Parlamenti për të cilin votohet muajin që vjen, duhet të hedhë një vështrim të guximshëm ndaj mungesës së demokracisë në bllok, dhe mungesës së fuqisë së tij legjislative që zëvendësohet e gjitha nga vendimet ‘e stamposura’ të Komisionit Evropian.

Kjo mungesë përfaqësimi po mbushet nga e djathta radikale.

Në sondazhet e fundit tregohet se qytetarët e bllokut janë të shqetësuar për varfërinë, vendet e punës, standardet e jetesës apo emigracionin.

E djathta tashmë nuk po mbështet me në retorikat anti-emigrante por në dështimet e bllokut për trajtimin e problemeve të përditshme të qytetarëve.

Por politika është gjithmonë në ulje-ngritje, siç thotë dhe Machiavelli në libër, “si një lum rrjedha e të cilit ndalohet duke ndërtua diga ose duke ngritur barriera.”

Politikanët evropianë janë gjithnjë të zënë me menaxhime emergjence sepse nuk kanë arritur të zgjidhin që në fillim detyrat për të cilat janë vendosur në post; pra të diagnostikojnë shkaqet e krizave, të shpjegojnë qartë cilët po përfaqësojnë dhe kush nuk ka të drejtë të ndërhyrë për mbrojtjen e lirive të kërcënuara.

Politika e të djathtës mund të duket etno-centike por është e vetmja që flet drejtpërdrejt me zhgënjimin e njerëzve. Princat tanë moderne duket se kthejnë vështrimin nga ana tjetër, por teksa e djathta dominon debatin kryesor, apeli i tyre për ’vlerat evropiane’ nuk duket se do të ndalojë lumin ku jemi duke u mbytur.// New York Times,7 Maj 2024/ Pergatiti: Andi Lamko/

Top Channel