Tensionet në protestë dhe heqja e flamurit të LGBTQI, reagon Rama: Turp, solidaritet i plotë me djalin që është bërë objekt bullizmi

10/06/2026 22:16

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku disa persona i heqin një djali nga dora flamurin e LGBTQI.

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.

Solidaritet i plotë me djalin që është bërë objekt bullizmi.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet apo të vihet në shënjestër për faktin se është ndryshe.

Turp për bullizuesit”, shkruan Rama.

Top Channel