Mbytja e të miturit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë
10/06/2026 23:37
Është vënë në pranga pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.
Pronari i pishinës është arrestuar në flagrancë nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Mbi Ermal Kokon rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Mësohet se veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme, Blerina Musabelli.
Mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, Arbër Peçi, 15 vjeç, humbi jetën në pishinë.
Top Channel