Exclusive/ “Mora ish-gruan në telefon, pastaj sherr me gruan”, si histori filmash, italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtar
Dorëzohet në Komisariatin e Policisë ish – oficeri i policisë Irakli Koçiaj.
Koçiaj ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”.
Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish – efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë, raporton korrespondentja Entjola Budo.
Dy prej tyre, përfshirë ish – Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”, ndërsa Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme.
Sakaq, 4 punonjësit e IMT Sarandë janë ende në kërkim.
Top Channel