Inside Story/ Përgjimet që zbulojnë pushtetin e vrasësit, Violand Braçellari: Do shkarkoj shefin e komisariatit, do marr dy gazetarë dhe…
Violand Braçellarit i është përgjuar edhe një tjetër bisedë shumë e fortë me një nga personat që, sipas pretendimeve të tij, i kishte vjedhur motorin, për të cilin dyshonte se ishte informator i policisë.
Ai e kërcënon hapur se do ta vriste, ndërsa njëkohësisht tregon edhe arrogancën e tij në raport me shtetin dhe pafuqinë e këtij të fundit për ta kapur.
Violandi: Është vjedhur një motor aty te stalla, vetëm ti ke kaluar. Do ta çosh atje ku e more.
Personi: Ç’a motori, s’di çfarë llafos.
Violandi: Ti ke ca kohë që dikush ta bën qejfin, e ke parasysh?
Personi: Avash-avash.
Violandi: Ti nuk e di që je mish për top. Ore, po e kuptove llafin “mish për top”…
Personi: He, vazhdo he…
Violandi: Ke marrë një motor aty dhe do ta sjellësh mbrapsht. Një lopë është goditur para ca ditësh dhe e ke goditur ti. Po i preke edhe njëherë, unë do të q… çfarë të mban pragu. Jo nëpër livadhe që të hyjnë, por kudo, o kurvë, se do të bësh jetë spiuni. Lopët janë të Violand Braçellarit dhe unë i q… motrën më të fortit, jo spiunit. Po kalove këndej, nëse të pikasin qentë gjëkundi, po nuk t’i theva kockat me mykun e spatës, të më q… robtë e gjithë Korçës. Një sekondë, o kurvë. Një sekondë, se ke mbjellë hashash vit për vit dhe s’të ka thënë njeri gjë, o motër q… Fishekët ku i ke fshehur dhe hashashin? Atje i ke, mu te Bytha e Lisit, o të q… robtë. Mos u bëj burrë i ndershëm.
Në vazhdimin e bisedës kuptohet më shumë për aksionet e dështuara për arrestimin e Violandit dhe lidhjet e tij në polici. Violandi e pranon vetë se ka vendosur kamera në zonë, duke pasur gjithçka nën kontroll.
Violandi: Të t’i sjell policët se ku i ke fshehur fishekët dhe hashashin? Të t’i sjell tani? Se të kam vënë edhe kamera atje. Ik e hiqi po ke byë…
Personi: Po shpjeri bre, bëj ç’të duash.
Violandi: Mua më vjedh motorin ti. Ore legen, ferrave vetëm ti je vërtitur. Do të të q… robtë. Po të zura, po s’t’i theva kockat me mykun e spatës, do të jem djali më robq… Do të të q… çfarë ke në shtëpi. Do bësh jetë spiuni. Po i godite më lopët e mia, do të të var pas kalit, do të të tërheq zvarrë.
Personi: Ore, nuk të ka njeri frikën, se po bën shamatë.
Violandi: Mirë, nesër do të vij unë dhe do t’i lëshoj lopët nëpër livadhe. Preki po ke byë…
Personi: Po mirë, kështu e bëjmë. Unë pjesën time e kam timen.
Violandi: Në rregull. Po unë po s’të vara pas kalit, të të q… motrën.
Personi: Bëj çfarë të duash.
Violandi: Ata që të bëjnë qejfin ty, ata vijnë nga 50 veta dhe u mbërtheu by**a për vete. Të kanë futur ty mish për top, o k*rvë.
Është e qartë se Braçellari i tregon personit që kërcënonte rreth dështimit të aksioneve ku afroheshin me dhjetëra policë në zonë. Më tej, zbulohen forca e tij ekonomike dhe lidhjet korruptive.
Personi: Ore, po nuk kam nivelin tënd unë, ore, nuk kam nivelin tënd.
Violandi: Ore, po unë tall trapin me një shtet të tërë, jo me ty. Unë ty të var për gjuhe, o motërq… Ore, po ti vjen e më vjedh motorin mua? Po mua s’më prek kush, o të q… motrën.
Personi: Po ti dëgjo njëherë, ç’është ky muhabet?
Violandi: Ore, ti je k*rvë, ti je spiun, do të bësh jetë spiuni…
Mjafton ky informacion i klasifikuar, që me shumë gjasë nuk është lexuar nga drejtuesit e Policisë së Korçës, për të kuptuar nivelin e rrezikshmërisë së Braçellarit dhe faktin pse duhej të kërkohej ndihmë më e specializuar. Në malin e Bodes, ai e konsideronte veten të paprekshëm dhe, për shkak të korrupsionit e blerjes së disa individëve me uniforma blu, e konsideronte veten mbret.
“Të kanë futur mish për top, o rob q… burrë. Unë jam Violand Braçellari, o motër q…. Më respekton një dynja e tërë se jam djalë gangster. Jam djalë në të drejtën time, jam MBRET. Se nuk i bie njeriu në qafë. Nuk jam kurvë. Ata që të sollën ty, ata le të vijnë e të më kapin mua. Se jua q… motrën siç ua kam q… Se jam në të drejtën time. Ata po të kenë by**ë, le të vijnë vetë, jo të të fusin ty, o buge.”
Pavarësisht bisedave, tonit, kërcënimeve dhe mesazheve të drejtpërdrejta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, provat u konsideruan të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë të re.
Në fund, dosja u pushua. Megjithatë, Inside Story mëson se ka edhe dy dosje të tjera në gjykim për Braçellarin. Ai është marrë i pandehur për ndërtim të paligjshëm në vitin 2020, çështje e cila është ende në gjykim.
Këto pamje të marra nga stani i tij tregojnë ndërtimet e bëra në vitet e fundit, në krahasim me fotot e nxjerra nga dosja në vitet e mëparshme.
Ndërkohë, dosja e fundit i përket vitit 2024, kur Braçellari ka dhunuar një nga fshatarët e zonës. Ai e ka tërhequr zvarrë me kalë për më shumë se një orë dhe më pas e ka lidhur në një pemë, duke lajmëruar policinë për ta marrë. Çështja mbetet në gjykim dhe ai është akuzuar për plagosje të lehtë me dashje, një klasifikim vepre që meriton një analizë më të mirëfilltë, nëse kemi parasysh aktin barbar, pavarësisht se u shmang tragjedia.
Top Channel