“Edhe kafsha i mbron të vegjlit e saj”, gazetari revoltohet për ngjarjen tronditëse në Shkodër: Si mundet ajo nënë t’i ketë marrë fëmijët zvarrë

07/05/2024 08:24
Gazetari Ferdinand Dervishi në "Top Story"

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel u revoltua për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna me tre fëmijët e saj të mitur.

Dervishi tha se pjesa që është e paimagjinueshme dhe që ka prekur më së shumti opinionin public është mënyra sesi 39 vjeçarja ka arritur të marrë zvarrë fëmijët për t’i dhënë fund jetës së saj dhe jetës së tyre.

“Pjesa më e rëndë është nëse ne na mbushen ndonjëherë sytë me lot, është momenti sesi ajo nënë ka marrë ato fëmijë zvarrë. Ajo është gjëja me e rëndë. Nëna është e ndërtuar për t\i mbrojtur fëmijët e saj deri në fund, kafshët janë të ndërtuara për t’i mbrojtur deri në fund. Ne kemi një poezi të Lasgushit, “Nositi” tregon për një lloj pelikani trupvogël që jetonte në liqenin e Pogradecit i cili kur kishte zogj të vegjël dhe nuk i ushqente dot, ai shqyente gushën e vetë dhe me copat e gushës ushqente fëmijët e vetë. Kjo nëna vërtetë është një plagë në shoqërinë shqiptare. Nuk lëviz asnjë presje, një vajzë shqiptare e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”- tha ndër të tjera Dervishi.

Top Channel