Shumë ftohtë? Kombinim komod dhe i ngrohtë
10/01/2017
Shumë ftohtë? Kombinim komod dhe i ngrohtë
Bën shumë ftohtë këto ditë, dhe në mëngjes sigurisht që përtojmë të çohemi nga shtrati i ngrohtë për të shkuar në punë. Por përveç kësaj mendoni se sa gjëra duhet të veshim për të dalë nga shtëpia dhe për të qënë përveçse ngrohtë edhe shik.

Do të preferonim të vishnim një xhup të trashë dhe të dilnim ashtu, por ndoshta nuk do i vinte mirë të tjerëve të shkonim ashtu në punë. Ekspertët sjellin disa sugjerime për të qëndruar ngrohtë, komode dhe shik.

Miqtë më të mirë absolut dhe që nuk duhen nënvlerësuar janë streçet, lëkurë apo rrobë, mjafton që t’ju mbajnë ngrohtë, të veshura me një xhup apo pallto shumë të madhe. Në këtë mënyrë trauma për të kaluar nga pizhamat tek veshja për të dalë do të jetë më pak e dhimbshme me to. Por që të mos dukeni sikur sapo keni dalë nga palestra vishni një peliçe që mbulon gjithë lukun tuaj në çdo rast.

Palltoja super e madhe kombinohet me atlete komode, që nuk ju ngrijnë këmbët. Poshtë kësaj palltoje mund të vishni çfarë të dëshironi.

Për një kombinim edhe më të mirë merrni një it-bag, kështu vëmendja nuk do të fokusohet tek streçet apo tutat por tek çanta. Për më tepër është rikthyer sërish moda e viteve ’90 e it-bag. I mbani mend Spice Girls? Janë ato që blenë të gjitha tutat e Adidas.
Gjëja më e ngrohtë që mund të blini? Çizmet UGG. Lloji i peliçes me të cilën janë bërë e mban temperaturën e këmbëve njësoj me atë të trupit dhe për këtë nuk do tu duhet të vishni as çorape... edhe në dëborë.

Për në mbrëmje? Xhinse të zeza me një bluzë të madhe dhe çizme të mbyllura me çorapet më të trasha që mund të keni. Klasikë, shik dhe komod.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.