Juve-Milan, tifozë nga 103 shtete/ Interes i jashtëzakonshëm për superduelin që do të transmetohet në DigitAlb

26/04/2024 22:10

Janë shitur të gjitha biletat e stadiumit “Allianz” për ndeshjen Juventus-Milan që luhet këtë të shtunë në mbrëmje dhe që do të transmetohet në DigitAlb.

Si kurrë më parë do të ketë tifozë nga 103 shtete të ndryshme të botës. Bëhet fjalë për spektatorë që vijnë nga Afrika e Jugut, Indonezia, Peruja, Nikaragua, Zelanda e Re, Senegali, Etiopia, Kuba dhe Republika Domenikane.

Fakt tjetër domethënës është që 21% e biletave për këtë ndeshje janë shitur jashtë vendit, ndërkaq rreth 3 mijë tifozë kanë prerë biletë edhe për të vizituar muzeun e klubit më të titulluar në Itali.

Vendet më të përfaqësuara në tribuna do të jenë Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia. Në Itali janë të surprizuar nga ky interes ndërkombëtar për në një ndeshje që nuk përcakton verdiktet përfundimtare as të zonës Champions dhe as për ndonjë trofe.

Milani renditet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa Juventusi i treti me 64 pikë pas 33 javësh. Kuqezinjtë vijnë me mungesa të rëndësishme, sepse Hernandez, Kalabria dhe Tomori janë ndëshkuar me kartonë.

 

Top Channel