“Simpatike, yll është”, Bora Zemani komenton Heidin: S’kemi çfarë i themi….

26/04/2024 22:57

Gjatë emisionit “Cherry on Top”, nën moderimin e Bora Zemanit, u komentua një nga banoret e Big Brother VIP, Heidi.

Ermal Mamaqi tha se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij është një vajzë simpatike me dialekt të bukur.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Bora, e cila thotë: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.

Bora mundi ta shohë vetëm njëherë Heidin LIVE, kur hyri në shtëpinë e Big Brother VIP, si lojë nga vëllai i madh ku banorët nuk duhet të reagonin.

Më të vështirë e pati Romeo, nga lidhja e ngushtë që ka me Borën, si e dashura e binjakut të tij, Donaldi.

Top Channel