Guri i gjarpërit
26/03/2014
Dedektivi Jashim, një nga personazhet më joshës në prozën bashkëkohore të romaneve thriller, rikthehet sërish në Stamboll, por tashmë për të zbuluar një komplot.

Jemi në Stambollin e vitit 1838, kur Perandoria Otomane është drejt fundit dhe Sulltani që dymbëdhjetë vjet më parë, në 1826-n, kish shfarosur repartin zulmëmadh e famëkeq të jeniçerëve, tashmë me mëlçi të shkatërruar nga alkooli i tepërt i verës së përditshme, po jepte shpirt.

Janë ditët e tij të fundit mbi Bosfor, ditë që kanë zbarkuar në qytet grekë e francezë, të cilët kanë një synim, të gjejnë thesaret e vjetra mes të cilave dhe kupën e shenjtë të Krishtit, të cilën ai e ka përdorur në natën e fundit të jetës.

Kjo është historia e romanit “Guri i gjarprit” që shtëpia Botuese “Saras” sapo e ka hedhur në treg, shkruar nga historiani dhe shkrimtari anglez Jason Goodwin.

Një histori konspiracioni, e cilësuar e jashtëzakonshme nga kritika, e cila futet në skutat e historisë e na tregon se e tashmja e ka pikërisht shpjegimin tek librat e vjetër.

Por, ajo çfarë e bën të rëndësishëm ardhjen e këtij libri në shqip, është fakti se shqiptarët janë protagonistët kryesorë të tij.

Ata janë administruesit e sistemit të ujësjellësit të Stambollit, ku ruheshin thesaret e çmuara të perandorisë.

Një prej tyre Enver Xani, vritet teksa kujdesej për to. Libri është një udhëtim i jashtëzakonshëm në Turqinë e së shkuarës, duke bërë të takojmë në të shqiptarët, njerëzit besnik e me ambicje, historitë e të cilëve kanë mbetur në arkivat turke, e që ky anglez kërkon tu japë jetë, përmes këtij romani thriller… / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A e konsideroni vizitën e kryeministrit serb, Vuçiç, dhe të disa kryeministrave të tjerë të rajonit në Tiranë, si shenjë të mirë për paqen dhe zhvillimin në Ballkan?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 141.1
USD 128.8 129.4
GBP 198.2 199
CHF 135.5 136.2
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2123.48
+19.28
+0.92%
FTSE 100 7018.05
-15.28
-0.22%
NASDAQ 5106.59
+73.84
+1.47%
FTSE MIB 23767.08
-93.99
-0.39%
CAC 40 5152.77
-29.76
-0.57%
DAX 11729.87
-41.26
-0.35%
HANG SENG 27292.53
-788.68
-2.81%
Nikkei 225 20551.46
+78.88
+0.39%
S&P/ASX 100 4754.10
-10.90
-0.23%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.