Një mesazh babait tim
23/05/2013
Një mesazh babait tim
Sara Hoxha - Ia kam ngulur sytë këtij dokumenti të zbrazët prej disa çastesh, pa e ditur çfarë të shkruaj.Kjo, jo sepse nuk kam asgjë për të thënë, por sepse kam shumë.

Mund të shkruaj për orë e orë, por një gjë është e sigurt, asgjë nga këto që them apo shkruaj, nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar dashurinë që kam për ty.

Teksa filloj të shkruaj, ndiej lotët që më rrëshqasin faqeve…

Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, përsëri. Dita kur koha duket sikur ngrin dhe e gjithë bota ime vërtitet rreth një momenti.

Dita kur fytyrat janë të padallueshme dhe asgjë nuk duket se përbën interes për mua, përveç kujtimit për ty. Gjithçka bëhet e turbullt dhe kujtimet vijnë e përmbytin mendjen time.

Fytyrës i jap një pamje të guximshme dhe kokën e mbaj lart, ashtu siç ti më ke mësuar. Kjo është vetëm një maskë që unë vë, ndërsa brenda zemra më dhemb dhe diçka ndiej që më ngushtohet thellë në trup.

Sara HoxhaTë gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë “do ta kalosh”. Gjithçka që di është se zemra akoma më dhemb, si pesë vite më parë.

Ndonëse sot është dita kur ti ike përgjithmonë dhe një komb i tërë të kujton këtë ditë, unë të kujtoj ty gjithë kohës. Asnjë ditë nuk kalon pa të pasur ty në mendimet e mia.

Unë nuk jam një besimtare fetare, por unë besoj tek ti. Unë besoj se prej diku aty ku ndodhesh, ti kujdesesh për ne, kudo që ky vend të jetë. Sot, unë besoj se do të kem gjithnjë një engjëll në krahun tim.

Do të doja të të falënderoja. Do të doja të them “faleminderit” për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Do të doja të të falënderoja që më dhe jetën. Falë teje, jam kjo që jam. E mira dhe e keqja.

Faleminderit për familjen time të bukur. Ti më ke dhënë dy mikesha të mira dhe një vëlla, në sytë e të cilit pasqyrohesh ti. Dua të të falënderoj që më mësove ta jetoj jetën me gjithë fuqinë time.

Duke të parë ty, unë kam mësuar si të jem e sjellshme dhe e dhembshur, të jem e mençur në veprime, por në të njëjtën kohë të jem e rreptë dhe e fortë kur duhet.

Duke qenë ai që ishe, ti më mësove të jetoja çdo çast si të fundit. Ti më mësove se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrat.

Ti më frymëzove të jem vetvetja. Ka shumë gjëra për të cilat të jam mirënjohëse, por besoj se mund të tregoj gjithçka që kam mësuar prej teje, duke ndjekur hapat e tu dhe duke e bërë vetë emrin tim.

Teksa ne të gjithë vuajmë për ty sot, trashëgimia jote akoma jeton. Miliona shqiptarë në të gjithë botën e ndjekin “Top Channel”-in çdo ditë për gjithçka që mund të dëshirojnë. Qoftë për të qëndruar të informuar me lajmet e vendit, apo për të parë se kush i fitoi 100 milionët e së martës në mbrëmje, në këtë ekran ka gjithnjë diçka të re.

Shpresoj që, kur ne të gjithë të shohim “Top Channel”-in, të dëgjojmë “Top Albania Radio”-n, të kalojmë nëpër kanalet e “DigitAlb”-it apo kur të lexojmë këtë gazetë të enjten, ta kujtojmë burrin që është njeriu që i krijoi të gjitha këto.

Burrin që jo vetëm unë, por që të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duhet t’i jenë mirënjohës.

Ashtu siç Benjamin Franklin shkroi dikur, “Nëse nuk do të harrohesh, sapo ke vdekur apo je kalbur, ose ke shkruar gjëra me vlerë për t’u lexuar, ose ke bërë gjëra me vlerë për t’u shkruar.”

Ti ishe ky i dyti. Unë jam vajza më krenare që të kam ty si baba dhe shpresa ime e vetme është që kudo të jesh, një ditë edhe ti të bëhesh krenar për mua gjithashtu.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Kombetarja shqiptare e futbollit do te luaje perballe Armenise, cili eshte parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.7
USD 127 127.8
GBP 190 190.7
CHF 133 133.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4863.36
-13.16
-0.27%
S&P 500 2056.15
-4.90
-0.24%
FTSE 100 6895.33
-95.64
-1.37%
FTSE MIB 22863.52
-281.58
-1.22%
CAC 40 5006.35
-14.64
-0.29%
DAX 11843.68
-21.64
-0.18%
HANG SENG 24451.36
-45.72
-0.19%
Nikkei 225 19564.67
+93.55
+0.48%
S&P/ASX 100 4943.30
+29.70
+0.60%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Restoranti kinez me WC erotike
Manekinët të “shohin” teksa urinon

Gruaja amerikane: Burri nuk ma pëlqen mjekrën
Annalisa Hackleman ka vite që nuk rruhet

Miss-i që do përfaqësojë Japoninë në Miss Universe
Kritikët: Nuk ka asnjë tipar japonez, s’mund të përfaqësojë vendin

Roobie Williams nis turin botëror
Koncert në Madrid. Turi përfundon në datën 10 gusht

Ja një mënyrë e re për të gjetur mikun tuaj më besnik
Të jetë kjo e ardhmja e adoptimit të kafshëve?

Sam Taylor-Johnson tërhiqet nga ’50 Shades of Gray’
Regjisorja jep lajmin për ‘Deadline’


Andrea di Blasio, drejt Palestinës me biçikletë
Aventura “e çmendur” e çiklistit italian, për “të ndrequr” padrejtësitë ndaj palestinezëve





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.