Tiranë, FRESSH feston 21-vjetorin
15/01/2013 17:10
Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e së martës në Tiranë 21-vjetorin e themelimit të tij. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vlerësuar zhvillimin e kësaj organizate, e cila sipas tij do të luajë një rol thelbësor në fitoren që sipas tij PS do të arrijë në zgjedhjet e ardhshme.

“FRESSH e ka kryer misionin, faleminderit të gjithëve. Ishin vajza dhe djem që u bashkuan dhe e rilindën FRESSH-in. Faleminderit edhe më të rriturve, që i dhanë një dorë kësaj rilindjeje”, ka deklaruar Rama. “Unë sot jam edhe më i bindur se një vit më parë se së bashku jo vetëm do fitojmë, por me fitoren ne do rilindim Shqipërinë”, ka vijuar ai. Lideri i opozitës ka theksuar se, rilindja që do të sjellë Partia Socialiste është ajo rilindje që do të sjellë liri, që sot sipas tij mungon përditë e më shumë.
Rilindja jonë do sjellë fundin e mungesës së lirisë së zgjedhjeve, shoqërisë dhe individit. Do sjellë siguri për njeriun, pronën, shëndetin dhe atdheun

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste


“Do sjellim lirinë që u mungon studentëve, mësuesve, prindërve, shoqërisë e individit. Lirinë që i mungon konkurrencës për një degë studimi, për një bursë në universitet, apo për një biznes. Rilindja jonë do sjellë fundin e mungesës së lirisë së zgjedhjeve. Do sjellim siguri për njeriun, pronën, shëndetin dhe atdheun”, ka nënvizuar Rama.

Një tjetër pikë e prekur prej tij ka qenë taksa progresiste, e cila sipas tij do të sjellë vendosjen e drejtësisë për shtresat e ndryshme të shoqërisë.

“Ne do të qeverisim me drejtësi. Qeveritarët do të paguajnë më shumë taksa se sot, ndërsa mësuesit, mjekët e policët më pak. Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik”, ka shtuar Rama.

Një pjesëmarrje e veçantë ka qenë ajo e aktorit të spektaklit “Portokalli”, Flori, i cili ka imituar personazhin që nxjerr më mirë, kryetarin e PS Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe një portokall.

“Unë nuk e di kush është bërë më i famshëm nga njëri-tjetri, ky nga unë apo unë nga ky. Por, meqenëse më dha portokallin, unë po i jap kollaren time”, është përgjigjur Rama me humor.

Më herët në këtë eveniment foli kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, i cili ftoi të rinjtë që më 23 qershor të votojnë për ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë.

“Kemi përpara sfida të panumërta, por jo të pakapërcyeshme. Kryeministri Berisha po ua bën jetën ferr shqiptarëve, por mos u dëshpëroni dhe mos u dorëzoni, nuk është vonë për të pasur një rini të lumtur”, u tha Tahiri të rinjve të pranishëm.

Tahiri nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë zgjidhjen e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë ku qeveria ka futur vendin dhe ka ftuar votuesit e rinj që të mbrojnë votën e tyre.

“Duhet ta kthejmë vitin 2013 në vitin e ndryshimit. Ngrihuni në këmbë dhe merrni në dorë fatin e jetës tuaj. Më 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Edi Ramën. Premtojini njëri-tjetrit që nuk do të lejoni të vihet dorë mbi vota”, tha Tahiri.

Një mesazh të ngjashëm dha edhe vetë kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, e cila theksoi se Partia Socialiste do të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Do të punojmë të gjithë së bashku për të arritur ndryshimin. Vendi ynë nuk u përket hajdutëve. Më 23 qershor ne do ta fitojmë Shqipërinë”, tha Spiropali. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 128.7 129.2
GBP 195 195.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5092.08
+36.02
+0.71%
S&P 500 2117.69
+4.76
+0.23%
FTSE 100 7070.70
+17.03
+0.24%
FTSE MIB 23427.35
+227.92
+0.98%
CAC 40 5201.45
+22.54
+0.44%
DAX 11810.85
+87.27
+0.74%
HANG SENG 28060.98
+233.28
+0.84%
Nikkei 225 20020.04
-167.61
-0.83%
S&P/ASX 100 4954.40
+72.90
+1.49%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Paguhet për të parë porno
Përkthyesi i filmave me pullë të kuqe në Izrael: S’është puna e ëndërruar

Rona Nishliu, koncert “Me motivet tona” në Prishtinë
Projekti, pjesë e kalendarit kulturor Kosovë-Shqipëri. Më 1 Maj te Kryeministria në Tiranë

Miley Cyrus puthje pasionante me një femër
Këngëtarja nuk e ka vuajtur aspak ndarjen nga Patrick Schwarzenegger

Kim Kardashian pagëzon vajzën në Jeruzalem
North është anëtarja më e re e Kishës Ortodokse Armene

Parku i Jelloustonit fsheh një supervullkan
Studimi: Magma mund të mbushë 14 herë Kanionin e Madh

Taylor Swift rrëfehet për dashurinë
Këngëtarja thotë se është ndjerë e “turpëruar” për historitë e saj që janë bërë objekt tallës

“Top Fest 12”, gjysmëfinalja në Prishtinë
Talenti i pjesëmarrësve nga Kosova “tërheq” aktivitetin

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.