Inside Story/ “Të shikoj pak çfarë fëmije ke?” Gjenocidi me 620 të vrarë në Margëlliç, i mbijetuari: Grave shtatzënë u çanin barkun me thikë

01/05/2024 21:44

Familja e Damin Daminit, nga fshati Mazrek i komunës së Margëllicit, e ka provuar herët tehun e spastrimit etnik vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Parga dhe Margëlliçi regjistruan 620 të vrarë, si pasojë e masakrave me bazë etnike.

Babai i tij, Mero Damini, ishte njëri ndër mijëra burrat shqiptarë që u internua në ishullin Medelin në vitin 1940, me pretendimin se mund të ndihmonin italianët. Në atë ishull ai edhe u ekzekutua.

“Një ushtar e pyet shqiptar apo grek je? Po sikur të them unë që jam grek do të më besoni u tha ai? Jo i thanë ata dhe e vranë. Njëri që kishte nga fshati ynë solli një rrip pantallonash si shenjë”, u shpreh Damian Damini, i mbijetuar i masakrës së Çamërisë.

Damini tregon se ende i ka të freskëta dhunën që pa me sytë e tij.

“Shikonin gratë shtatzënë u thoshin dale të shohim çfarë fëmijë ke në bark, dhe ua çanin me thikë, kaq tortura të tmerrshme dhe të gjitha këto kudo që ndodhnin, në Pargë, në Igumenicë, në Filat, transmetoheshin me brirë dhe njerëzit morën rrugën për në veri”, u shpreh Damini.

Sipas tij, kush pranonte që ishte grek nuk prekej me dorë.

“Nga fshati jonë kushedi se sa qëndruan, vetëm atë donin ata të thoje se jam grek, kush e ka këtë Greqia? Grek jemi. Një pjesë ikën ata që nuk i pranuan”, u shpreh ai.

Top Channel