Koncert për flaut, Jonela Golemi me orkestrën simfonike të RTSH

01/05/2024 19:55

Flautistja Jonela Golemi dhe dirigjenti Kraja së bashku me orkestrën simfonike të RTSH do të vijnë me një koncert në sallën e rikonstruktuar të Universitetit të Arteve, më 3 maj.

Përveç Carl Reinecke, në koncert do të luhet edhe valle simfonike numër 2 nga Ferdinand Deda dhe variacionet enigma nga Eduard Elgar.

Jonela Golemi është nderuar gjithashtu me Titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës me mirënjohje të veçantë për kontributin si artiste e talentuar në 2022.

Aktiviteti i saj pedagogjik fillon 2005 – 2008 në Francë, për të vijuar në Tiranë që nga viti 2009 pranë Universitetit të Arteve.

Aktualisht Jonela është flaut i parë “Koncert Maester” në Orkestrën Simfonike të RTSH.

Top Channel