Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur 19/06 22:46
Presidenti i Kolumbisë ka njoftuar se qeveria e tij do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, pas përshkallëzimit të konfliktit në Gaza.
Gjatë një tubimi që pati në Bogota të mërkurën, Gustavo Petro e përshkroi përsëri rrethimin e Gazës nga Izraeli si “gjenocid”.
“Nesër, marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit do të prishen. Nëse Palestina vdes, njerëzimi vdes dhe ne nuk do ta lëmë të vdesë”- u shpreh ndër të tjera Gustavo Petro.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Izraelit. Ministri i Jashtëm Isreal Katz kritikoi qëndrimin e liderit të Kolumbisë duke u shprehur ashpër ndaj këtij të fundit.
Top Channel