Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë këtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo.

Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Juli i është shprehur çiftit se Egla e ka personale me Heidin, teksa iu kthye se nuk e priste se një grua në moshën e saj të kishte një sjellje të tillë dhe të kërcënonte.

Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?

Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të

Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoi mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha

Juli: Po pra personale është

Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!

Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më intereson fare

Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj

Juli: U pajtova

Top Channel