Greqia bllokon “autobusët e vdekjes”
25/05/2012
Rreth 10 ditë para aksidentit tragjik të 21 majit në Himare, Ministria greke e Transportit u ka çuar një vendim qarqeve të Epirt të Veriut dhe atij të Maqedonisë Perëndimore, që të ndalojnë hyrjen e autobusëve të disa kompanive shqiptare nga Shqipëria drejt Greqisë.

Vendimi, që është publikuar në fillim të kësaj jave, u drejtohet autoriteteve të katër pikave doganore me Shqipërinë, të cilat urdhërohen të ndalojnë disa prej autobusëve të kompanive shqiptare të qarkullojnë në territorin grek, sepse, siç shpjegohet në vendim, nuk u përmbahen kushteve të sigurisë teknike të automjeteve, duke vënë në rrezik jetët e pasagjerëve.

Por, midis të tjerash, aty përmendet se kompanitë e transporteve të vendeve të treta jashtë BE-së, siç është edhe Shqipëria, duhet të plotësojnë një sërë kushtesh për të operuar edhe në Greqi, midis të tjerash ai i bashkëpunimit të tyre me një subjekt grek të transporteve.

Për këtë u ishte lënë edhe një afat deri në dhjetëditëshin e dytë të majit, në rast të kundërt u ndalohej hyrja dhe qarkullimi në territorin grek.

Të nesërmen e mbarimit të afatit, 18 kompani, emrat e të cilave ka në dispozicion Top Channel, janë ndaluar të përdorin autobusët e tyre drejt Greqisë, pasi nuk kanë plotësuar kërkesat e ministrisë greke.

Ndërkohë, ana tjetër e medaljes është se kompanitë greke të autobusëve kanë vite që luftojnë ato shqiptare, për arsye se u kanë marrë një pjesë të mirë të tregut, pasi kanë çmime më konkurruese.

Sipas gazetës së Janines “Proinos Logos”, përfaqësuesit e kompanive të transportit të udhëtarëve me qendër në këtë qytet, konsiderojnë autobusët shqiptarë si mjetet e vdekjes, ndërsa kërkojnë prej shtetit grek që t’u vendosen shoqërive shqiptare taksa më të larta në shitjen e biletave të tyre.

Aksidenti tragjik i Himarës, që bëri bujë të madhe edhe në mediat greke, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar këto zëra, të cilët kanë të drejtë përsa i përket masave të sigurisë, por nga ana tjetër janë edhe abuzuese sepse kërkojnë disa kushte që dëmtojnë kompanitë shqiptare në interes të atyre greke. / Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Mendoni që fuqia blerëse ka rënë apo është rritur krahasuar me një vit më parë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 112.3 112.7
GBP 176.2 176.7
CHF 116.3 116.7
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.