“Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë”, Rama ndan pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës multifunksionale “Expo Albania”

26/04/2024 08:13
Projekti fitues për ndërtimin e "EXPO ALBANIA"

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi edhe vetë gjatë fjalës së tij në finale e konkurruesve, do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, eventeve, ekspozitave të artit.

Rama shkruan se është shpallur fituese ideja e arkitektit amerikan Steven Holl duke e cilësuar projektin si një “xhevahir” të koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë.

“Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursin ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030🇦🇱, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama tha se qendra e re duhet të jetë një destinacion për qytetarët e Tiranës dhe për turistët që vizitojnë vendin tonë.

Top Channel