Iu gjetën 162 gramë kokainë gati për shpërndarje në Shëngjin, arrestohet 26 vjeçari (EMRI)

26/04/2024 08:52

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia në Shëngjin pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia, të riut Emiljano Bibi iu gjetën 162 gramë kokainë e ndarë nga doza gati për shpërndarje.

Policia sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Top Channel