Plani ri urbanistik i Tiranës
18/05/2012
Tirana, sipas planit të ri urbanistik  nuk do të ketë vetëm një qendër, por edhe 7 të tilla periferike. E planifikuar për një popullsi në rritje deri në 1 milion e 300 mijë banorë, ajo tashmë parashikohet të ketë 5 unaza dhe tre parqe të tjera si Paskuqan, Sauk dhe Farkë, përveç Parkut të Liqenit dhe Parkut të Dajtit.

Plani i ri urbanistik parashikon një Tiranë policentrike ku poli i saj juglindor që i përket Qytetit Studenti, përvec arsimit të pasurohet edhe me funksione të tjera. Poli që përfshin Liqenin Artificial sugjerohet të mbetet  thjesht rekreativ me shërbime të tjera për argëtim.

Në zonën e ish-fushës së aviacionit plani parashikon shtimin e bizneseve, ndërkohë që në kombinat parashikohet Tirana Olimpike, me funksione sportive.

Gjatë prezantimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se mbajtëm premtimin duke bërë gati planin rregullues në harkun kohor prej 10 muajsh

“Tirana ka dhënë shenjat e lodhjes me një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një politike të konfrontimit dhe aspak miqësore me biznesin dhe qytetarët. Ne shpresojmë që një nga instrumentat tona për të kapërcyer këtë ngerç dhe për të katalizuar investimet dhe larminë e tyre në qytet dhe rajon, të bazohen në këtë vizion që po ndërtojmë dhe shpalosim sot së bashku. Mungesa e planit dhe planifikimit ka thelluar edhe pabarazinë në zhvillim. Jemi dëshmitarë të një modeli të dështuar që ka bërë që një pjesë e pronave të fitojnë vlerë përmes një procesi planifikues selektiv dhe një pjesë tjetër të humbasë vlerë pikërisht për të njëjtën arsye. Kjo praktikë do të marrë fund”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Plani i përgjithshëm urbanistik përcakton rregullat se si do të zhvillohet Tirana në vitet e ardhshme duke përcaktuar zonat ku do të ndërtohet, distancat dhe lartësitë e objekteve.

Banorët në protestë për ujë

Ndërkohë që prezantohej plani i përgjithshem urbanistik, banorë të  zonës së Shkozës kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Ata ankohen se kanë mbi katër muaj që nuk furnziohen me ujë, ndërkohë që e paguajnë rregullisht atë.

Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi ka dëgjuar ankesat e tyre dhe u ka premtuar se shqetësimine tyre do ta ngrejë në  mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak.

“Kam detyrë t’i bëj thirrje, bashkë me ju sot, kryetarit të bashkisë të vijë të zgjidhë këtë problem, të dalë nga sallat dhe maketet, të vijë t’u kthehet qytetarëve, t’u kthejë shërbimet qytetarëve që paguajnë taksat”, deklaroi para banorëe zoti Dalipi.


/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Sipas vleresimit tuaj kush eshte me problematike ne sistemin shendetesor, pergatitja e mjekeve apo infrastruktura dhe medikamentet?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 123.3 124
GBP 185.5 186
CHF 132 135
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4635.24
-48.167
-1.03%
S&P 500 1994.99
-26.26
-1.30%
FTSE 100 6749.40
-61.20
-0.90%
FTSE MIB 20503.381
-90.340
-0.44%
CAC 40 4604.25
-27.18
-0.59%
DAX 10694.32
-43.55
-0.41%
HANG SENG 24507.051
-88.799
-0.36%
Nikkei 225 17674.391
+68.17
+0.39%
S&P/ASX 100 4667.000
+16.100
+0.35%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.