Foto ilustruese

Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në kryeqytet.

E reja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa kanë nisur hetimet.

Sakaq, familjarët kanë deklaruar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

 

Top Channel