Periudha zgjedhore, sipas operatorëve turistikë ka frenuar prenotimet e shqiptarëve për pushime jashtë vendit.
Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Afezolli: Ja si zgjidhet ngërçi Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Afezolli: Ja si zgjidhet ngërçi
Edhe pse është inauguruar një vit më parë, linja e interkonjeksionit 400 KW Shqipëri-Kosovë ende nuk është vënë në punë për shkak të pengesave të ardhura nga Serbia, pasi kërkon që kjo linjë të menaxhohet nga operatori serb EMS.

Byroja e borxheve, do krijohet lista e personave që nuk paguajnë Byroja e borxheve, do krijohet lista e personave që nuk paguajnë
Individët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht. Banka e Shqipërisë ka hartuar një projektligj, i cili i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive.

Rikthehet importi i energjisë, 18 mln euro për ta blerë nga jashtë Rikthehet importi i energjisë, 18 mln euro për ta blerë nga jashtë
Situata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë.

Turizmi, rritje 9.5 për qind në periudhën janar-maj Turizmi, rritje 9.5 për qind në periudhën janar-maj
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të vitit është rritur me 9.5%, deklaron Instituti i Statistikave.

Fondet për Shqipërinë, përfitohen 4 projekte infrastrukturore Fondet për Shqipërinë, përfitohen 4 projekte infrastrukturore
Shqipëria është një nga përfitueset më të mëdha të Fondit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, nismë kjo e Bashkimit Europian për t’iu ardhur në ndihmë vendeve të rajonit.

Bujqësia, kreditim i ulët. Fermerët nuk shfrytëzojnë financimet Bujqësia, kreditim i ulët. Fermerët nuk shfrytëzojnë financimet
Kreditimi për bujqësinë mbetet ende i ulët dhe, sipas Bankës së Shqipërisë, vazhdon të zërë peshë të papërfillshme në portofolin total të kredisë, veç 1.5%.

Rriten të ardhurat në buxhet. Shtohen shpenzimet publike Rriten të ardhurat në buxhet. Shtohen shpenzimet publike
Të ardhurat buxhetore u rritën me 7.3 për qind në 5 muajt e parë të vitit krahasuar me vjet, por shpenzimet publike u zgjeruan me një ritëm gati tre herë më të lartë.

Eksportet në rritje. Në 5 muaj, 120 milionë euro Eksportet në rritje. Në 5 muaj, 120 milionë euro
Eksportet u rritën për të pestin muaj me radhë në ritëm dyshifror, duke rekuperuar plotësisht rënien në dy vitet e shkuara.

HEC me koncesion, Energjitika shpall fituesit në Dibër dhe Fier HEC me koncesion, Energjitika shpall fituesit në Dibër dhe Fier
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur dhënien me koncesion të hidrocentraleve të vegjël në zonën e Dibrës dhe Fierit.

Sejko, në samitin e guvernatorëve të bankave qendrore Sejko, në samitin e guvernatorëve të bankave qendrore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Becic, Mal i Zi.

Kreditimi i bujqësisë, vetëm 1.5 përqind Kreditimi i bujqësisë, vetëm 1.5 përqind
Valter Hyka menaxhon një sipërmarrje me cikël të mbyllur, nga prodhimi tek tregtimi i qumështit. Ndihma financiare për të do të ishte e mirëpritur, por ai pranon se marrëdhënien me banken e ka të vështirë.

Si duhet të jenë taksat? Propozimi për të mos i ndryshuar për 10 vjet Si duhet të jenë taksat? Propozimi për të mos i ndryshuar për 10 vjet
Instituti Evropian “Pashko” deklaroi se programet qeverisëse të tre partive kryesore nuk sigurojnë instrumentet e duhur për të mbështetur një rritje ekonomike të mjaftueshme. Instituti vëren se politika fiskale është kaotike, ndërsa në asnjë program nuk mbështeten sa duhet dy prioritetet kryesore, që janë arsimi dhe shëndetësia.

Biznesi kërkon ministri Biznesi kërkon ministri
Dy javë para zgjedhjeve, 12 shoqata që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë dolën edhe ato me një platformë të tyren ekonomike, që do t’ja paraqesin partive politike.

Vjen thatësira, KESH: Duhen importe të energjisë Vjen thatësira, KESH: Duhen importe të energjisë
Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare i kërkon qeverisë të miratojë me shpejtësi vendimin, që e autorizon atë të nisë importet e energjisë. 

Papunësia nuk ndryshon. Biznesi hap 25 mijë vende pune të reja Papunësia nuk ndryshon. Biznesi hap 25 mijë vende pune të reja
Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri mbeti e pandryshuar në tremujorin e parë të vitit, duke regjistruar të njëjtat nivele me ato të një tremujori më parë.

Programi i Reformës Ekonomike, borxhi mbetet sfidë për Shqipërinë Programi i Reformës Ekonomike, borxhi mbetet sfidë për Shqipërinë
Problem për Ballkanin Perëndimor janë tregjet jokonkurrese vëren programi për Reformat Ekonomikë për Ballkanin.

Fushata ndal tenderat. Asnjë shpenzim deri në fund të zgjedhjeve Fushata ndal tenderat. Asnjë shpenzim deri në fund të zgjedhjeve
Qeveria ka pezulluar të gjithë tenderat dhe prokurimet publike deri në ditën e zgjedhjeve. Vendimi, i marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, është pjesë e marrëveshjes politike Rama-Basha.

Falja e gjobave, Tatimet: Biznesi të dorëzojë deklarimet Falja e gjobave, Tatimet: Biznesi të dorëzojë deklarimet
Tatimet i kanë bërë thirrje bizneseve që brenda muajit të dorëzojnë të gjitha deklaratat e padorëzuara tatimore, ndryshe nuk kanë për të përfituar nga falja e gjobave.

Ekonomi në forumin e Beogradit: Shqipëria, klimë të mirë për investimet e huaja Ekonomi në forumin e Beogradit: Shqipëria, klimë të mirë për investimet e huaja
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në forumin “Klima e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor”, që u zhvillua në Beograd.

Zgjedhjet, vendos ekonomia. Shifrat, më mirë se 2013, por efekti i ulët Zgjedhjet, vendos ekonomia. Shifrat, më mirë se 2013, por efekti i ulët
Në vitin 2013, Shqipëria gati u zhyt në stanjacion. Rritja ekonomike ra në 1 për qind dhe, prej 3 vitesh, të gjithë treguesit ishin në përkeqësim.

Kartëmonedhat e reja Kartëmonedhat e reja
Nga fillimi i vitit 2019, Banka e Shqipërisë do të fusë në qarkullim seri të reja të kartëmonedhave me kurs ligjor 200 lekë dhe 5 mijë lekë, të cilat do të kenë elementë të rinj sigurie dhe përmirësime grafike.

Vendimi i gjykatës për “Amonicën”, pezullohet drejtori i Albpetrol Vendimi i gjykatës për “Amonicën”, pezullohet drejtori i Albpetrol
Gjykata e Vlorës ka pezulluar nga detyra administratorin e Albpetrol, Endri Puka për çështjen e vendburimit të Amonicës. Vendimi, i cili mban datën 2 qershor ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Vlorës.

Katër muaj, 170 mln euro dëm, KLSH: “Torta” i takon AKBN-së Katër muaj, 170 mln euro dëm, KLSH: “Torta” i takon AKBN-së
Në buletinin e auditimeve për katër muajt e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike ka shkaktuar rreth 170 milionë euro dëme ndaj buxhetit dhe qytetarëve.

Bizneset e huaja, italianët në numër, grekët në para Bizneset e huaja, italianët në numër, grekët në para
Të huajt zotërojnë mbi 5.600 biznese në Shqipëri, ose rreth 3.6 për qind të totalit të ndërmarrjeve aktive.

Pastrimi i parave. Mbi 411 raste vjet, edhe persona të ekspozuar politikisht Pastrimi i parave. Mbi 411 raste vjet, edhe persona të ekspozuar politikisht
Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave referoi vitin e kaluar 411 raste në prokurori dhe Policinë e Shtetit si të dyshimta për pastrim parash.

Ndërmarrjet ekonomike, INSTAT: Në 2016 u rritën me 5.5% Ndërmarrjet ekonomike, INSTAT: Në 2016 u rritën me 5.5%
Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri është rritur me 5.5% në 2016 krahasuar me një vit më parë, duke kaluar 160 mijë e 500 njësi.

“Top Story”, Ahmetaj: Në 3 vjet lamë pas krizën. Ja projekti për mandatin e dytë “Top Story”, Ahmetaj: Në 3 vjet lamë pas krizën. Ja projekti për mandatin e dytë
Ekonomia dhe ecuria e saj në këto 4 vjet të qeverisjes së majtë ka qenë në fokus të emisionit “Top Story”, këtë të mërkurë në Top Channel.

Biznesi kërkon lehtësira: Doganat të punojnë 24 orë Biznesi kërkon lehtësira: Doganat të punojnë 24 orë
Bizneset shfrytëzuan takimin me përfaqësuesit e drejtorisë së doganave për tu ankuar mbi mënyrën se si trajtohen kur kalojnë traun në pikën kufitare. Bardhyl Baltëza, i cili përfaqëson Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, thotë se eksportuesve nuk u shërbehet 24 orë në ditë.

Fondet falas nga BE, Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite Fondet falas nga BE, Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite
Shqipëria ka përfituar 260 milionë euro grante nga Bashkimi Europian në 3 vitet e fundit, ndërkohë që disbursimet pritet të rriten në mënyrë progresive deri në 2020-n.

Forcohet Leku, fiton 8 pikë ndaj Dollarit Forcohet Leku, fiton 8 pikë ndaj Dollarit
Gjatë vitit 2017, Leku i ka forcuar pozitat e tij ndaj Euros dhe Dollarit, por kundrejt monedhës amerikane, rritja e Lekut në tregun valutor shqiptar është gati 8 pikë.

Ahmetaj: Do ulim tatimet. Në mandatin e ri pagat në shtet do rriten 40% Ahmetaj: Do ulim tatimet. Në mandatin e ri pagat në shtet do rriten 40%
Në programin e ri të Partisë Socialiste, propozimi më i rëndësishëm që prek bzinesin është ulja me gati tre herë e tatimit mbi dividentin.

Hidrocentrali me konçesion. Hapet tenderi për projektin e Kalivaçit Hidrocentrali me konçesion. Hapet tenderi për projektin e Kalivaçit
Pas prishjes së kontratës me shoqërinë italiane “Hidro SRL”, qeveria ka rihapur tenderin për dhënien me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit.

Ekonomi: Të ruajmë tendencën pozitive të turizmit Ekonomi: Të ruajmë tendencën pozitive të turizmit
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të shtunë në aktivitetin turistik “Dita e Turizmit Malor”, e organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe në pikën turistike të Razmës.

Biznesi nuk merr kredi, faji tek burokracia dhe kreditë e këqija Biznesi nuk merr kredi, faji tek burokracia dhe kreditë e këqija
Rënia e kredisë për biznesin ka hapur mes ekspertëve debatin se pse ekonomia ka hyrë në këtë ngërç.

Ulen kreditë me probleme Ulen kreditë me probleme
Për herë të parë pas disa vitesh kreditë me probleme në Shqipëri kanë prekur nivelin e 16,5%. Lajmin e dha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Dërgesat e emigrantëve zbutën krizën. 7 mld euro në 10 vite Dërgesat e emigrantëve zbutën krizën. 7 mld euro në 10 vite
Ndonëse kriza e gjatë ekonomike e Eurozonës la të papunë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë.

Turizmi në Shqipëri, viti 2017 pritet të jetë i mbarë Turizmi në Shqipëri, viti 2017 pritet të jetë i mbarë
“Më në fund Shqipëria ka hyrë në hartën turistike”, shprehet Enver Mehmeti, i cili zotëron një nga agjencitë kryesore të udhëtimeve në vend. Ai thotë se Shqipëria po hyn në një tjetër vit të mbarë turistik.

Vlerësimi për Shqipërinë. BE na jep detyrat Vlerësimi për Shqipërinë. BE na jep detyrat
Për Bankën Qendrore Europiane dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria është duke përjetuar një përmirësim gradual të ekonomisë, që pritet të vijojë.

Ahmetaj: Zgjidhja e krizës politike, efekte pozitive në ekonomi Ahmetaj: Zgjidhja e krizës politike, efekte pozitive në ekonomi
Për ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj efektet e zgjidhjes së krizës politike shihen qartë dhe në ekonomi. Stabiliteti i vendit, thotë ai në një postim në Facebook është  “një parakusht i rëndësishëm për një klimë biznesi të shëndetshme.

Përurohet kompleksi i ri i filialit të Mercedes-Benz Përurohet kompleksi i ri i filialit të Mercedes-Benz
Auto Star Albania bëri një prezantim spektakolar të kompleksit të saj të koncensionarit të Mercedes Benz.

Falja e borxheve, fshirja automatike Falja e borxheve, fshirja automatike
Kategoria e parë që përfiton nga fajla janë borxhet e biznesit, të cilat i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010.

Optimizëm në tregje. Sipërmarrësit entuziastë, por... Optimizëm në tregje. Sipërmarrësit entuziastë, por...
Marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës duket se ka rikthyer entuziazmin tek sipërmarrja, e cila shprehet e lehtësuar lidhur me kostot që mund të shkaktonte kriza në ekonomi.

Ekonomi, në Festën e Afërditës në Belsh Ekonomi, në "Festën e Afërditës" në Belsh
Një ditë më parë u zhvillua në Belsh “Festa e Afërditës”, një festë e organizuar për herë të parë nga Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe “Tourism Investment and Financial Fund” mbështetur nga SIDA dhe USAID, që synon të kthehet në event të përvitshëm dhe të tërheqë turistë.

Zgjedhjet, nuk tronditen financat Zgjedhjet, nuk tronditen financat
Vitet zgjedhore janë shoqëruar thuajse gjithmonë me përkeqësimin e financave të shtetit, por këtë herë, të paktën deri tani, buxheti i ka rezistuar presionit të zgjedhjeve, dhe është me tejkalim thuajse në të gjithë treguesit kyç. 

“Vdes” telefoni klasik. Më pak thirrje, më shumë “Viber” e “WhatsApp” “Vdes” telefoni klasik. Më pak thirrje, më shumë “Viber” e “WhatsApp”
Përdorimi i “smartphone”-ve po ndryshon gjithnjë e më shumë stilin e komunikimit. Një telefonatë apo një “SMS” po kthehen në një mesazh përmes aplikacioneve të ndryshme në celularë.

Turistët nuk u trembën, rritet numri i të huajve që vijnë me pushime Turistët nuk u trembën, rritet numri i të huajve që vijnë me pushime
Edhe pse situata politike në vend ka qenë e paqartë, kjo nuk i ka trembur të huajt që të vizitojnë Shqipërinë. Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj, që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me 13.4 për qind në katër muajt e parë të vitit.

Bankat, 175 milionë euro prona Bankat, 175 milionë euro prona
Sipas të dhënave zyrtare, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, vlera e pronave të patundshme në pronësinë e bankave arriti 23.3 miliardë lekë ose rreth 175 milionë euro

Sejko, në mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në mbledhjet vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore Sejko, në mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në mbledhjet vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore
Në datat 17-18 maj 2017, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në Mbledhjet Vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), në Split, Kroaci.

Transparenca e bankave; interesat, jo pa njoftuar klientin Transparenca e bankave; interesat, jo pa njoftuar klientin
Sipas rregullores së re, bankat mund t’i ndryshojnë interesat vetëm sipas kushteve të dakordësuara më klientët në kontratën fillestare të kredisë.


TEMAT E DITËS



MË TË LEXUARAT
TREGJE DHE BURSA
N/A 2439.07
+0.77
+0.03%
FTSE 100 7420.81
-25.99
-0.35%
NASDAQ 6247.1494
-18.1001
-0.2889%
FTSE MIB Index 20944.09
-57.86
-0.28%
CAC 40 5245.26
-50.49
-0.95%
DAX 12663.74
-107.09
-0.84%
HANG SENG 25839.99
-31.90
-0.12%
Nikkei 225 20225.09
+71.74
+0.36%
S&P/ASX 100 4739.70
-4.70
-0.10%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.