Panairi i poçarisë, riti i besimtarëve ortodoksë në të premten e zezë para pashkëve

03/05/2024 15:35

Panairi i Poçerisë në Korçë i lidhur me një prej riteve të Pashkës ortodokse sjell si çdo vit objekte dhe suvenire të ndryshme qeramike, që besimtarët i blenë në ditën e së premtes së zezë.  

Simbolika lidhet me varrosjen e Jezu Krishtit dhe mbajtjen e sendeve prej balte në banesa në kujtim të shpirtit, ndaj në stendat e panairit ekspozohen objekte dekorative nga më të ndryshmet një pjesë e të cilave realizohen në mënyrë artizanale nga poçarët korçarë.  Për besimtarët ky ritual është i hershëm ndaj ata kujdesen që ta ruajnë atë çdo vit

Korça është një nga qytet që ka ruajtur me fanatizëm traditën dhe java e Pashkës Ortodokse shoqërohet me rituale të shumta. Për vite me radhë panairi ka shërbyer për mjeshtrat e poçarisë të cilët ofronin larminë e punimeve të tyre por ky zanat po shkon drejt zhdukjes ndaj në stendat e panairit gjenden shumë pak prodhime nga duart e tyre. Vendin e poçarëve dhe objekteve me forma e ngjyra të ndryshme tani e kanë zënë tregtarët dhe suveniret e fabrikuara.

Top Channel