Brazilianët presin mbi çatitë e shtëpive të shpëtohen nga përmbytjet rekord, teksa numri viktimave arrin në 57 (fotot)

04/05/2024 21:35

Përmbytjet tragjike që nuk ishin parë ndonjëherë në Brazil kanë lënë mijëra njerëz të pastrehë, teksa sot kishte ende njerëz që prisnin të shpëtoheshin nga ushtria në çatitë e shtëpive të tyre.

Pamjet tregonin njerëz që merrnin ndihmë teksa vendi përballet me përmbytjet më të rënda në 80 vjet sipas autoriteteve.

Zyrtarët thanë se në shtetin jugor Rio Grande do Sul përmbytjet kanë vrarë deri tani 56 njerëz dhe dhjetra të tjerë janë ende të humbur.

32,000 banorë duhej të zhvendoseshin teksa uji ka dëmtuar dy të tretat e shtetit gjigant që kufizohet me Uruguajin e Argjentinën.

Përmbytjet e papritura kanë mbjellë shkatërrim duke rrëzuar ura e rrugë.

Në kryeqytetin e rajonit Porto Alegre, lumi Guaiba doli nga shtrati duke përmbytur rrugët.

Aeroporti i Porto Alegre ka pezulluar fluturimet.

Megjithëse niveli i reshjeve është reduktuar, uji do të qëndrojë për disa ditë, shprehej sot guvernatori Eduardo Leite në rrjetet sociale.

Stuhi reshjesh goditën Rio Grande do Sul dhe shtatorin që shkoi duke shkaktuar përmbytje që lanë 50 të vdekur, shkruan Daily Mail.

Këto evente vijnë pas një thatësire rekord për dy vjet në rajon që sipas ekspertëve vjen nga fenomeni i mistershëm atmosferik La Nina.

FOTO GALERI
1/8
Gruaja shpetohet nga catia e shtepise ne Rio Grande do Sul

Top Channel