Surprizë e kushtueshme për Afrikën e Jugut, bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, dhuratë për futbollistët 19/06 23:09
Me Nicolo Zaniolo-n që nuk bindi dhe që do të rikthehet te Galatasaray kur t’i përfundojë huazimi, Aston Villa po mendon për lojtarin e përshtatshëm që do i duhej skuadrës sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të medieve italiane, klubi i Premier League i kërkoi Juventus-it informacion për Matias Soule.
Argjentinasi pati një sezon të mrekullueshëm me fanellën e Frosinone-s, ku ndodhet më formë huazimi deri më 30 qershor dhe kjo paraqitje e tij ka rënë në radarët e Aston Villa-s.
Kartoni i Soule momentalisht kap vlerën e rreth 30 milionë euro, shifër që Aston Villa nuk e ka problem ta investojë për një lojtar 21-vjeçar.
Top Channel