Besimtarët ortodokse shqiptarë ndoqën këtë pasdite ritet në vigjilje të Pashkës.

Në Tiranë, qindra besimtarë në kryeqytet kremtuan të Premten e Zezë, ditë kjo që simbolizon vuajtjen e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Besimtarët ortodoks marshuan nga katedralja në drejtim të sheshit Nënë Tereza, ndërsa u lutën për më shumë paqe dhe dashuri.

Edhe në Korçë, Durrës, Fier, Vlorë dhe disa qytete të tjera të vendit u organizua marshimi i Epitafit.

Ky është një rit fetar që kisha ortodokse e organizon në mbrëmjen e së premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhembjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Top Channel