Aeroporti i Prishtinës është vërshuar javën e fundit nga bashkatdhetarët e ardhur nga Zvicra. Krejt kjo pasi ky shtet ka hequr masën e karantinimit dy javor për qytetarët që shkojnë nga Kosova. Për këtë, bashkatdhetarët janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të qëndruar në vendlindje. “Por, rritja e kërkesës për udhëtim nga Zvicra drejt Kosovës, ka ndikuar në rritjen e çmimeve të biletave të avionit, që kanë variuar nga 500 deri në 800 euro për biletë kthyese”. Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi tregon se vetëm në vikendin e kaluar kanë ardhur 12 mijë qytetarë, pjesa dërrmuese nga shteti zviceran.