Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, “Zonat Policore”. Urdhri i drejtorit të përgjithshëm kërkon kapjen e personave të lidhur me krimin dhe rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal. Po ashtu do te identifikohen edhe personat që lëvizin me mjete të blinduara.