3 lokale janë djegur plotësisht mëngjesin e se mërkurës në qytetin e Shkodrës teksa flakët kanë dëmtuar edhe pjesën e jashtme të një pallati 11 katësh. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi te teatrit “Migjeni”. Dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në një bizneset e me pas flakët kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të pallatit. Zjarri i fuqishëm rrezikoi edhe banesat ndërsa dyshimet e para janë për një shpërthim të një impianti gazi. Top Channel ka siguruar edhe videon e kamerave të sigurisë teksa dallohen momentet e para teksa zjarri përhapet në ambjentet e një lokali.