Banorët e Korçës si çdo vit ndezën zjarret neper lagje dhe rruge duke u parapërgatitur për festimet e Ditës së Verës. Sapo zjarri ndizet fëmijët e të rinjtë e kapërcejnë atë për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë e mbarë. Edhe pse ketë vit Pandemia ka kushtëzuar shume nga festimet përsëri banoret kane vazhduar ruajtjen e kësaj tradite. Amvisat korçare kane nisur gatimet tradicionale sepse ne simbolike te kësaj feste ngjyhen veze te kuqe, zihen misra e bëhen plot gatime te tjera Korça çdo vit ndez dy here zjarret me rastin e Ditës së Verës pasi banoret festojnë ne 1 dhe 14 mars ketë festë që sjell vetëm gëzim, dhe harmoni