Policia ka reaguar në lidhje me lajmin se urgjenca e spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se ka pasur vetëm një shkëndijë e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem. Paraprakisht bëhet e ditur se ka qenë një shkëndijë elektrike në panelin kryesor të shpërndarjes së energjisë te reparti i radiologjisë që ka shkaktuar zjarrin. Nën alarm, personeli mjekësor dhe stafi kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve që ndodheshin në dhomat e urgjencës spitalore dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë situata është nën kontroll.