Zhytjet sportive në liqen/ Polakë dhe shqiptarë zhyten bashkë në liqenin e Viroit
14/01/2021 12:30

Një grup zhytësish shqiptarë dhe polakë kanë çelur sezonin turistik të zhytjeve sportive për vitin 2021 në burimin e Mëmës,në liqenin e Viroit, në Gjirokastër. Burimi sapo ka rihyrë në shtrat pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ujërat nuk ofrojnë ende qartësi dhe rrymat nënujore janë shumë të forta por sipas zhytësve ky është një sport adrenaline për profesionistët nga e gjithë bota. Dimri shqiptar po kthehet në një stinë ideale edhe për spileologët e nën ujit. Ekipi i zhytësve polakë ka udhëtuar në rrugë tokësore përmes disa shteteve për të realizuar zhytje në disa burime në Jug të Shqipërisë ku Viroi është më i rëndësishmi. Ata kanë kaluar barrierën e disa kufijve për shkak të protokollit të Covid 19 por janë të bindur se këtë vit udhëtarët e sporteve të natyrës nuk do të qëndrojnë në shtëpi. “ Unë jam Marta nga Polonia, jam instruktore zhytjesh dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Nuk e dija çfarë të prisja kur erdha. Kam parë fotot dhe videot nga shpellat por sot qartësia është e dobët, jo më shumë se 2 metra dhe rryma shumë e fortë. Megjithëse i përdorëm të gjitha peshat për të shkuar poshtë ishte e pamundur kështu që do të më duhet të vij përsëri”. Shpellat nënujore të burimit të Mëmës të eksploruara vetëm disa vite më parë nga zhytësit polakë shkojnë deri në thellësinë 295 m dhe kanë një reliev të rrallë. Zhytësit i kanë kthyer tashmë në atraksione të këtij lloji të turizmit edhe eksplorimin e shpellave nënujore të Skotinisë dhe të Petranikut. Gjithë territori i parkut të Viroit me sipërfaqe 17,5 ha është shpallur monument natyre që prej vitit 1982 por ende orientimi turistik i këtij destinacioni gjendet në hapat e parë.

Top News – Dosja ‘Partizani’ në Kushtetuese. A cenoi SPAK të drejtën e paprekshmërisë së banesës
02/07 13:12
Top News – Situata e zjarreve në vend/ 28 vatra brenda 24 orëve, 2 ende aktive
02/07 13:05
Top News- Arrestohet në Vlorë 45-vjeçari/ I shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për vrasje
02/07 13:03
Top Channel/ Përplasen dy makina në Fushë-Krujë! Një viktimë dhe tre të plagosur
02/07 12:50
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e punonjësve të policisë
02/07 12:48
Top Channel/Digjen mbetjet e Elbasanit! Zjarri në landfill vijon nga dje, tymi toksik mbulon qytetin
02/07 12:47
Top News – Talo Çela nuk apelon, gjykata ‘i pret’ letrat e burgut për supergrabitjen e Rinasit
02/07 12:32
Top News-Pasuritë e mashtrimit me mikrokreditë. Gjykata e Lartë mban nën sekuestro pronat e Meskutit
02/07 12:26
Top News – Komisionet e bankave për ATM. Konkurrenca i rekomandon BSH të shtojë kontrollet
02/07 12:25
Top News – BSh ‘u vë fre’ kredive për shtëpi. Hyn në fuqi rregullorja e re, s’ka më shuma pa kufi
02/07 12:15
Top Channel/ “S`ka më peshq në det”, AFP: Ngrohja e ujit kërcënon peshkimin në Shqipëri!
02/07 12:11
Top News – Peshku helmues ‘vjen’ në Shqipëri / Peshkatarët shqiptarë të dëshpëruar: E humbëm betejën
02/07 11:56
Top News – ERRU miraton kërkesat. Rritet çmimi i ujit në Elbasan, Korçë dhe Berat
02/07 11:41
Top News- Merret peng 48 vjeçari/ Durrës, dhunohet nga 4 persona. Identifikohen autorët
02/07 10:50
Top News – Aplikacion për shkeljet e policëve. AMP prezanton për qytetarët agjencinë digjitale
02/07 10:39
Top Channel/ Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
02/07 10:38
Top News – Një agjenci digjitale për të denoncuar policët që shkelin ligjin
02/07 09:56
Top News- Tymi toksik mbulon Elbasanin/ Mbetjet në landfill digjen prej 15 orësh
02/07 09:41
Top Channel/ Tymi toksik mbulon Elbasanin! Zjarri aktiv prej 15 orësh
02/07 09:17
Top News- Vijon zjarri tek landfilli i Elbasanit, tymi mbulon të gjithë zonën
02/07 09:11