Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, duke e zgjeruar kështu hartën e të prekurve edhe në Elbasan, Tiranë dhe Rrogozhinë. Teksa bëhen publike shtimi i 8 rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.