Që prej ditës së martë, efektivët e policisë janë rikthyer në pozicionet e tyre të punës, pas përfundimit të procesit zgjedhor në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohe forcat e ushtrisë që zëvendësuan rreth 280 efektivë policie të cilët ruanin objektet e rëndësisë së veçantë, vazhdojnë ende në këtë detyrë.