Banorët e Zerqanit në Bulqizë jetojnë mes burimeve të ujit. Natyra është treguar bujare me zonën që jo më kot quhet edhe Grykë e Madhe, por uji prej vitesh mbërrin me vështirësi në rubineta. Në lagjen Katund banorët ankohen se nuk kanë ujë.