“Aktivitetin kriminal, e kam nisur që në vitin 2010, fundi 2010-tës ka qenë.” “Nga viti 2005-2008 jam marrë me ndërtim, kam punuar në ndërtim. Nga 2008-2010 kam punuar me trgëti, kam pas një furgon mallrash, fruta perimesh. Nga 2009, kam pësuar një aksident me këtë furgonin, isha i paaftë të vazhdoja punën fizike sepse puna që bëja ishte fizike. U detyrova hapa një dyqan. Një dyqan me, këpuc e rroba të përdorura, në “Nishtulla”, Durrës, aty ku banoja.” Ky është Nuredin Dumani… Në rininë e hershme, punonte në ndërtim për të siguruar jetesën… Por, jeta e ndershme nuk i sillte as para, as adenalinë. Zgjodhi rrugën tjetër, duke u futur në skutat e krimit të organizuar...