Pas rrëzimit të sistemit diktatorial, Shqipëria u përfshi në procese demokratike të shpejta, e sidomos me përfshirjen në organizma ndërkombëtare. OSBE ishte e para që pranoi anëtarësimin e Shqipërisë, por vendi ynë ka një të veçantë që lidhet me teknologjinë Shqipëria është anëtarësuar në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që prej krijimit të saj në 29 korrik 1957. Bordi i Guvernatorëve të kësaj agjencie është i përbërë nga 35 shtete anëtare, 10 prej të cilave janë të përhershme (kryesisht vendet që kanë teknologjinë bërthamore më të përparuar).