Zbulohet itenerari i edicionit 2020 Rally Dakar
21/11/2019 18:20

Organizatorët e Rally Dakar zbuluan itinerarin e edicionit të vitit 2020 që ndryshe nga vitet e kaluara këtë radhë do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe që këtë vit do të ketë një garues të veçantë. Bëhet fjalë për 2 herë kampionin e botës në Formula 1, Fernando Alonso i cili do të bëjë debutimin e tij në këtë kompeticion ku do të masë forcat me pilotët më të mirë. Në total në Rally Dakar të 2020 do të marrin pjesë 351 mjete me pilotët që do të përshkonë 7800 km në 12 ditë. Në programin e Rally Dakar janë përfshirë etapa speciale me një gjatësi të përgjithshme prej 5000 km dhe 5 prej tyre e kalojnë distancën prej 450 km. Rally Dakar i vitit 2020 do të startojë në 5 janar në Jeddah dhe do të përfundojë në 17 janar në Qiddiya. Pilotët do të garojnë në kategorinë e makinave, motorëve, motorëve kuad dhe kamionëve. për makina pritet një rivalitet mes fituesit të vitit të kaluar Nasser Al Attiyah, Carlos Sainz dhe Stephane Peterhansel me këtë të fundit që e ka fituar 13 herë Rally Dakar për motorë dhe makina. Rally Dakar fillimisht ishte një garë që zhvillohej mes Parisit dhe Dakarit, por për arsye sigurie ky kompeticion u zhvendos në Amerikën latine për arsye sigurie. Evenimenti qëndroi në këtë kontinent deri në 2019 për t’u zhvendosur në Arabinë Saudite që do të jetë vendi organizator i tij edhe për të paktën 5 vjet

Top Channel/ “Muriqi, jetimi që frymëzon një komb”! Flet Magani që e trajnoi: Është si Ronaldo
09/04 21:37
Top News- Kombëtarja, pa Drejtor Teknik. Fulvio Pea nuk rinovon kontratën, largohet pas 3 vitesh
08/04 18:19
Top News- Sfidat kualifikuese me Uellsin. Trajneri Grima-Synojmë të bëjmë një lojë sa më dinjitoze
08/04 18:19
Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04 23:21
Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31