YouTube njoftoi se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” me qëllimin të mashtrojnë votuesit. Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet. Firma në pronësi të Google, tha se duke ndërmarrë masa të tilla po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.