Me ardhjen e pranverës fillojmë të shqetësohemi më shumë për mënyrën si duket trupi ynë. Dhe për këtë arsye jo vetëm në palestra që fillon një fluks njerëzish, por edhe tek dietologët, numri i njerëzve që duan të këshillohen për atë çka hanë shtohet dita ditës. Por, sot, në 6 maj është Dita Ndërkombëtare pa Dietë (No Diet Day), dhe dietologia Anila Kalleshi ka vendosur që ta bëjë pushim. Kudo në botë kjo është një ditë reflektimi kundër dietave dhe anoreksisë, mbushur me këshillat e specialistëve që të ndihemi sa më mirë me trupin tonë, pavarësisht peshës.