Ekspertë të fushës së inxhinierisë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit kanë krijuar një aplikacion ku çdo kush mund ta bëjë vetë inventarin e të gjitha dëmeve të tërmetit. Në aplikacionin "tërmet.invent.al" çdo individ apo institucion i interesuar hedh dhe përpunon të dhënat e dëmeve të objekteve. Kësisoj mund të bëhet në një farë mënyrë dhe inspektimi automatik i dëmeve të shkaktuara. Këtë aplikacion e prezantoi në studio një nga ideatorët, inxhinier Agim Seranaj.