Sipas një studimi të kryer gjatë vitit të fundit në disa gjimnaze nga “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” (AWEN), ka rezultuar se 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime, ndërkohë që 64% e vajzave pranuan se dhunohen fizikisht, kërcënohen dhe pranojnë që partneri t’u kontrollojë rrjetet sociale. Studimi është i pari në llojin e tij dhe sjell gjetje që lidhen me dinamikat e dhunës në marrëdhëniet intime mes të rinjve të grupmoshës 16-19 vjeçare.