Karta Studentore ka vite që është premtuar, por deri tani asnjë nga institucionet nuk ka bërë asgjë. Përballë kësaj situatë, prej disa kohësh studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e kanë ndërmarrë vetë një iniciativë, duke kërkuar dhe gjetur mbështetjen e bizneseve të ndryshme për të nxjerrë kartën e studentit. Kjo është një risi që praktikohet për herë të parë në një fakultet të Universitetit të Tiranës.