Ky vit përkon me një ngjarje të rëndësishme për turneun e përvitshëm të “Albania Open”, pasi aktiviteti i sporteve ajrore në Shqipëri feston 20 vjetorin e saj (2000-2019). Kjo histori e gjatë pune dhe suksesi do të festojë ciklin e parë 20 vjeçar, duke e shndërruar qytetin bregdetar të Vlorës në shtëpinë e guximtarëve të ajrit, siç njihen ndryshe të pasionuarit pas aeronautikës. Ky aktivitet do të mbahet në datat 9-11 maj, pra duke filluar nga sot e deri ditën e shtunë. Nga viti 2020, Albania Open do të vijë me një format të ri.