Shqiptarja me famë botërore Ermonela Jaho ose thënë ndryshe mbretëresha e skenës operistike është shndërruar në kryefjalën e mediave botërore, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përpara një publiku të gjerë. Mbrëmjen e 30 Janarit, Ermonela interpretoi sërish në “La Traviatën” e famshme të Verdit, në Operan Mbretërore në Londër, ku u ndoq “live” në të gjitha kinematë botërore.