Linda Kazani është ndër sopranot e para shqiptare që u largua herët për të ndërtuar karrierën jashtë vendit. Asokohe nuk iu hapën dyert e Teatrit të Opera-s në vendin e saj por Gjermania e më pas Austria do ti jepte shumë mundësi sopranos shqiptare e diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve. Nëse do të bësh një kërkim për emrin e saj sheh se sa shumë skena botërore ka ngjitur ajo më shumë se 20 vite karrierë jashtë Shqipërisë.