Wake Up/ Raporti: Uria do të shkaktojë më shumë vdekje se pandemia
13/07/2020 10:44

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në më shumë vdekje si pasojë e urisë sesa nga vetë infeksioni. Sipas një raporti të fundit të OXFAM (është një konfederatë e 20 organizatave të pavarura bamirësie ndërkombëtare, e fokusuar në zbutjen e varfërisë globale), COVID-19 ka përkeqësuar krizën e urisë në vendet më të varfra të botës. Raporti thotë se rreth 12.000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria për shkak të ndikimit social dhe ekonomik të virusit. Po në Shqipëri, cilat janë pasojat e pandemisë në ata që vuajnë varfërinë ekstreme? Elda Spaho Bleta, gazetare, eksperte e pavarur, anëtare e OXFAM tha se, ky raport nuk është vetëm i kësaj organziate por edhe shumë organizatave që merren me krizën e urisë në botë. "Alarmin për këtë krizë urie është dhënë që në mars dhe prill nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vendet me të ardhura të ulëta apo modeste, siç është Shqipëria, do të preken direkt nga një rritje e nivelit të madh të varfërisë. Kjo krizë madje ka filluar edhe për vende më të zhvilluara që e kanë kaluar në një stabilitet ekonomik. Gjithashtu edhe vendet e pasura njohën rritje të varfërisë."-tha Spaho. Ndërkohë pyetjes se, përse Shqipëria rrezikon më së shumti nga prekja e krizës së urisë ajo sqaroi: "Që në mars OKB u bëri thirrje qeverive të vendeve të ndryshme që ndërkohë që menaxhonin pandeminë të mbanin hapur kanalet e ushqimit, ato të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, të mbanin hapur bizneset e vogla dhe industrinë rurale. Kjo gjë nuk ndodhi në Shqipëri. Duhet ta pranojmë se, Shqipëria përjetoi një nga izolimet më të rrepta në rajon. Menjëherë brenda disa orëve u mor vendimi të mbyllej i gjithë kanali i prodhimit të ushqimit aq pak sa kemi ne në Shqipëri. Nuk u mendua të ruhej një linjë lëvizjeje i prodhimit që ndërkohë ishte prodhuar në vend. Të mos harrojmë që 40% e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në fshat. Por çfarë u bë me gjithë atë prodhim që ndodheshin ndërkaq në depot e shqiptarëve" Por sa do të shkojë numri i njerëzve që do të preken nga kriza e urisë pas kësaj pandemie në Shqipëri? "Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë projeksionin e saj edhe për Ballkanin Perëndimor ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova. Sipas këtij projeksioni do të ketë një shtim prej të paktën 400 mijë personave që do të jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstremeve dhe numri më i madh do të jetë në Shqipëri dhe Kosovë. Në Shqipëri kemi një nivel prej pothuajse 24% që jetojnë në rrezikun për të qenë të varfër, kjo do të thotë se 24% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 60% të të ardhurave të nivelit kombëtar. Ndërkaq edhe mesatarja kombëtare e nivelit të jetesës së shqiptarëve është shumë e ulët, është vetëm 26 mijë lekë në muaj për frymë."- tha Spaho. Ndërkohë papunësia masive, ndërprerja e prodhimit të ushqimit dhe ulja e ndihmave si pasojë e pandemisë mund të rrezikojë rreth 121 milionë persona në mbarë botën.

Personazhet publikë rrëfejnë punën e parë, nga babysittër tek kamariere/ Wake Up
17/05 11:19
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt ndarjes/ Wake Up
17/05 10:41
Julia Ilirjani: Romeon ose Meritonin shoh fitues të BBV3!/ Wake Up
17/05 10:41
Julia Ilirjani: Brezi jonë ka vuajtur radhët e vajgurit, kemi mbijetuar!/ Wake Up
17/05 10:38
Julia Ilirjani: Unë me vajzën i ndajmë shpenzimet, ka një arsye…/ Wake Up
17/05 10:36
73.5% e maturantëve të stresuar nga kamerat. Ekspertja: Cënon të rinjtë!/ Wake Up
17/05 10:22
Meryl Streep rrëmben “Palmën e Artë”/ Wake Up
17/05 09:55
Loja në Wake Up/ Shtrak-shtruk u përhap fillimisht mes detarëve nën kuvertën e anijes/ Wake Up
17/05 09:53
Sondazhi, 45% e maturantëve thonë se do të kopjojnë përmes…/ Wake Up
17/05 09:52
Ekspertja: Ka administrator që tolerojnë fëmijët e vipave për të kopjuar!/ Wake Up
17/05 09:51
Pse u keqinterpretua drama e Shkodrës, rastësia me Eglën/ A do jetë ky numri I finalistëve?/ Wake Up
17/05 09:24
Cila ka qënë puna e parë që keni bërë në jetë?/ Wake Up
17/05 09:12
Moti bën kthesën e papritur, kthjellët dhe nxehtë!/ Wake Up
17/05 09:10
Meriton-Ilnisa, dashuria më e bukur e vitit 2024. Françeska gruaja model e BBV3/ Wake Up
16/05 10:33
Fituesi i BB6: Arsyet pse Meriton Mjekiqi duhet të fitojë Big Brother Vip 3/ Wake Up
16/05 10:32
Nëse dikush të refuzon, lërë të shkojë…/ Wake Up
16/05 10:31
Shqiptarët vdesin për markat. Shpenzojnë shumë për imitime/ Wake Up
16/05 10:27
Gazetarja: Pasarelën e modës e kemi në parlament, rroga nuk e justifikon!/ Wake Up
16/05 10:08
Stilistja Konomi: Kam hequr dorë nga rrobat për femra. Ka një arsye…/ Wake Up
16/05 10:08
Loja në Wake Up/ Ganiu u ndie i fyer nga përpjekja për ta korruptuar me një shtrak-shtruk/ Wake Up
16/05 10:05