Sipas mjekëve psikiatër në Shqipëri po shtohen rastet e moshave të ndryshme të cilët nuk e përjetojnë mirë ardhjen e pranverës. Sipas studimeve kryesisht gjatë muajve prill dhe maj, janë të shumtë njerëzit që vuajnë ndjesinë e lodhjes, ankth, irritim, pagjumësi, rënie në peshë...etj, duke bërë që gjendja e tyre e përgjithshme emocionale të mos jetë e qëndrueshme. Të dhënat botërore tregojnë se femrat janë dukshëm më të ndjeshme sesa meshkujt në këtë drejtim.