Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 11°C.